Punëtorët shëndetësorë të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti” janë mbledhur sot në një darkë të përbashkët.
Sipas postimeve të publikuara në rrjetet sociale, një nga arsyet është edhe specializimi i ushtruesit të detyrës të drejtorit aktual, Elbunit Kryeziu.
E kemi thënë në postimet e mëparshme që ai pritet të bëhet edhe zyrtarisht drejtor, pasi së fundi është hapur edhe konkursi.
Ajo që ia vlen të ceket është fakti se Kryeziu u tregua paksa koprrac, pasi s’i shkoi mendja ta thërrasë edhe kritikuesin më të madh të tij, amdimin e Rahoveci n’Fokus.
Për të qenë korrekt, përveç Kryeziut në këtë “aheng” participuan edhe dy doktorët tjerë që specializuan, Bajram Sokoli e Adriatik Avdullahu.