Një protestë, e apostrofuar si e tillë paqësore do të mbahet nesër në Rahovec, e që për synim ka ngritjen e zërit kundër Stone Castle për çështjen e privatizimit të tokave.
Disa bujq i kanë thënë redaksisë sonë se protesta synon të arrijë tek institucionet qendrore, për t’ua bërë një zgjidhje atyre.
Bëhet fjalë për fshatërat Sopniq, Pataqan i Epërm dhe i Poshtëm, Senoc, Pastasel, Polluzhë, Ratkoc dhe Malësi të Vogël.
Gjithnjë sipas tyre, ata po kërkojnë një zgjidhje për këtë privatizim, pra nëse Stone Castle ka të drejtë mbi ato toka, për të cilat disa prej banorëve kërkojnë që të kenë qasje në kadastra, ngase sipas tyre në vitet e 50 kur pretendojnë se këto toka iu morën nga ish-regjimi, ani se gjyshërit e tyre ishin pronarë të ligjshëm.
Ata thonë që janë trashëgimtarë të ligjshëm, kurse deri më tani në këto toka, disa pronarë kanë pasë kontratë me Stone Caslte për të punuar në tokat përkatëse, ndërsa disa të tjerë jo.
Megjithatë, të njëjtit thonë se tash kompania po bën zgjidhje të tjera. Duhet thënë që për protestën që mbahet nesër është njoftuar edhe Policia e Kosovës./Rahoveci n’Fokus
*Konform etikës jemi të obliguar që pas këtij lajmi ta publikojmë çdo reagim të kompanisë Stone Castle lidhur me këtë çështje, gjithmonë nëse ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë.