Vijon të jetë një nga temat më të diskutuara këto ditë në komunën tonë.
Bëhet fjalë për zgjedhjen e kreut të ri të degës së OVL-së në Rahovec.
Sot pati një tjetër reagim. Kësaj radhe nga ish-ushtari Mentor Veliu.
Madje ky i fundit hodhi kritika në drejtim të disa prej bashkëluftëtarëve, duke u thënë se janë bërë të neveritshëm.
Veç kësaj ai kujtoi se Rahoveci ka dëshmuar pjekuri edhe në kohë lufte, kurse tash jo.