
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me një informatë të pranuar për mbajtje të paautorizuar të armëve nga një person i dyshuar.
Më 15.04.2025, në bazë të autorizimeve përkatëse dhe në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është realizuar kontroll në vendbanimin e të dyshuarit SH. B., në fshatin Guri i Kuq-Rahovec.
Gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar:
Një armë e gjatë – pushkë automatike
Një karikator dhe
82 copë fishekë
Lidhur me rastin, në koordinim me Prokurorin kompetent, është iniciuar rast penal “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë publike dhe parandalimin e veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe qetësinë publike.”, thuhet në raportin e policisë dërguar medieve.