
Shumë banorë të lagjes Edit Durham këto ditë i janë drejtuar redaksisë sonë, për t’u ankuar rreth injorimit që kanë marrë nga ana e Drejtorisë për Shërbime Publike, tash e pesë vjet.
Këta banorë, që nga viti 2020, përmes një kërkese drejtuar drejtorisë për Shërbime Publike, kishin kërkuar vendosjen e një muri që përveç se do të ndalonte shembjen e mëtutjeshme të dheut, do t’u ndihmonte familjeve që ta shfrytëzojnë si “bypass”.
Por, deri më tani, autoritetet komunale nuk kanë bërë as edhe një lëvizje të vetme, përkundër premtimeve megalomane e propagandës se: kemi punuar në qytet!
Këtu kujtojmë edhe rrugën e famshme gati në qendër të qytetit, atë “Jahë Hoti”.