
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka publikuar fotografi nga mbledhja e parë e grupit të ri parlamentar të kësaj partie.
E siç edhe mund të shihet nga njëra prej fotografive, aty mungon Avdullah Hoti, i nominuari për deputet nga dega e Rahovecit.
Hoti, që së fundi kërkoi ndryshim lidershipi në parti, pritet të ndikojë negativisht edhe në vetë degën e kësaj partie në komunën tonë.
Rrjedhimisht kjo i bie që Abdixhikut nuk do t’i interesojë fare Rahoveci në zgjedhjet lokale, duke marrë parasysh faktin se nuk ka edhe aq shumë vota, ndërkaq, financa nuk pritet të ndajë aspak, kur dihet se Avdullah Hoti është nga kryesorët që “kullet” në LDK-në e Rahovecit.
E kjo e fundit, sipas burimeve tona nuk është se ka bërë ndonjë lëvizje para sa i përket organizimit për zgjedhjet lokale, e nëse e kemi parasysh faktin që përballë do të kenë konkurrencë të madhe, nuk përjashtohet dështimi qysh në rundin e parë./Rahoveci n’Fokus