
Fitorja me Lirinë mund të bëhet realitet vetëm me ndihmën e tifozëve.
Andaj, të gjithë, i madh e i vogël duhet të marrin rrugë te Kompleksi Sportiv dhe t’ia kushtojnë dy orë klubit mitik, orë këto që mund të jenë jetike për bardhekaltërit.
Një triumf do të na mbante seriozisht në garë për mbijetesë, kështu që mos pritoni dhe merrni rrugë në bjeshkë.
Pamje fantastike, atmosferë e mirë sportive dhe futboll i bukur.
Dita: E shtunë (sot)
Ora: 14:00
Vendi: Kompleksi Sportiv (te Bjeshka)
Rahoveci – Liria
E vlefshme për xhiron e 20