
E shtuna mund të jetë vendimtare, nëse duan tifozët.
Një triumf i skuadrës sonë përballë Lirisë mund t’i tundosë edhe më shumë ujërat e matematikave në Ligën e Parë, përkatësisht në Grupin A.
Dallimi momentalisht është vetëm 6 pikë, kur janë edhe 24 sosh në lojë, por kemi edhe një ndeshje direkte ndaj Istogut, që mund të kthejë gjithçka në favorin tonë.
Por, duhet ta dini: hapi i parë: fitorja ndaj Lirisë. Kjo është e pashmangshme. Por, kjo është vështirë e arritshme nëse tifozët nuk e stërmbushin Kompleksin.
Në anën tjetër, Istogu do të jetë nikoqir i Trepçës që do të udhëtojë për rezultat pozitiv në “Demush Mavraj”.
Sipas kësaj matematike, nëse ne fitojmë dhe Istogu në rastin më të mirë luan barazim si vendas, atëherë dallimi do të ishte vetëm 4 pikë./Rahoveci n’Fokus