
KF Rahoveci assesi të këndellet në stinorin pranveror.
Djelmoshat e Lecit kanë regjistruar edhe humbjen e dytë në po aq ndeshje të zhvilluara.
Bardhekaltërit u mposhtën minimalisht, 0-1, për të mbetur kështu edhe më prapa në luftën për mbijetesë.
Shqetësues mbetet fakti që ekipi, përkundër ndryshimeve në shtabin teknik ende s’e ka gjetur rrugën e golit.