
Hamid Mullabazi është drejtor i ri i njësisë KRU Gjakova në Rahovec.
Kështu ka mësuar Rahoveci n’Fokus përmes burimeve të sigurta.
Djali i heroit Selajdin Mullabazi është vlerësuar tejmase për angazhimin e deritanishëm në institucion, që tash e tutje edhe do ta drejtojë.
S’na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë më të mirat në shërbim të qytetarëve.