
KH Rahoveci ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor.
Bardhekaltërit triumfuan me dhjetë gola dallim ndaj Llapit në udhëtim, 33-43.
Me këtë ndeshje mbyllet faza e parë e kampionatit, e që vlerësohet me notë maksimale.
Pranvera ndërkaq pritet të jetë e zjarrtë. Kupa në Mars e pastaj Play Offi në Maj do të jenë vendimtarë sa i përket rrugëtimit të skuadrës që aktualisht është favorite për të dyja frontet.
Deri më tani ka pasur zëra për përforcime të Besës Famgas, por mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat.